Si ti parandalojme semundjet seksualisht te trasmetueshme

Infeksionet seksualisht te trasmetueshme radhiten nder semundjet me te perhapura kudo ne bote. Me te rrezikuarit dhe te prekurit nga keto semundje jane te rinjte, sidomos studentet, por ato mund te prekin si femrat ashtu edhe meshkujt e cdo moshe.

Cdo njeri eshte ne risk per t’u infektuar prej SST-ve nese ben seks te pambrojtur me nje person te infektuar, pavaresisht nga pozicioni shoqeror gjinia, gjendja ekonomik, etj.

Infeksionet seksualisht te trasmetueshme jane infeksione qe transmetohen nepermjet kontaktit trupor gjate aktit seksual, me dike qe eshte i infektuar. Ato krijohen nga viruse, bakterie dhe parazit te ndryshem.Gjithesej numerohen mbi 25 lloje semundjesh te ndryshme, nder me te perhapurit jane myku, hepatiti B, herpes genital, SIDA, gonorreja, sifilizi, trikomonasi, etj

Specilaistet e shendetit shpjegojne se shumica e tyre jane semundje me fare pak shenja ose aspak. Ne shumicen e rasteve shfaqja e shenjave behet me vonese, atehere kur infeksioni ka perparuar. Kjo eshte edhe arsyeja pse nje person i infektuar mund te mos kete dijeni mbi semundjen qe ka. Mjeket gjinekologe rekomandojne kryerjen e ekzaminimeve dhe analizave rregullisht dhe sidomos kur nje person mendon se ka rrezik per te pasur nje infeksion te tille.

Pasojat e nje infeksioni te pamjekuar mund te jene mjaft serioze per shendetin. Ato mund te shkaketojne infeksion te testikujve, te prostates, kancerin e qafes se mitres, barre jashte mitre, pamundesi per te lindur femije, etj.

Specialistete e shendetit theksojne se nese nje grua shtatezane ka nje semundje seksualishte te trasmetueshme, ajo mund te trasmetoje kete infeksion edhe te foshnja e saj. Gjithashtu te qenurit i infektuar nga nje SST rrit edhe propabilitetin per t’u infektuar me me lehte me virusin HIV.

Mjekesia i ndan SST-te ne dy grupe te medha. Semundjet seksualishte te trasmetueshme qe kurohen totalisht dhe ato te pasherueshme. Sipas gjinekologeve, semundjet e grupit te pare jane te kurueshme nese i kap ne kohe. Ne kete grup bejne pjese infeksionet seksualisht te transmetueshme qe shkaktohen nga bakteriet si gonorreja, klamidia dhe sifilizi.

Shume me shqetesuese dhe te rrezikshme per organizmin dhe jeten e individit jane infeksionet seksualisht te trasmetueshme te shkaktuara nga viruset si herpesi, hepatiti B, HIV etj. Ato jane te pasherueshme dhe em pasoja fatale per jeten.

Kater keshilla:

1. Menyra me e mire per te parandaluar keto semundje eshte mosndryshimi i shpeshte i partnereve dhe perdorimi i te vetmit mjet mbrojtes, ne kete rast, prezervativit.

2. Duhet te behen here pas here analiza rutine, per infeksione seksualisht te trasmetueshme qe te kapet dhe mjekohet ne kohe nje infeksion i fshehur.

3. Ne rast se personi eshte i prekur nga nje virus sekssualisht i trasmetueshem atehere duhet te marri mjekimine duhur dhe t’a cohje deri ne deri ne fund ate.

4. Gjithashtu pas perfundimit te mjekimit, pacienti duhet te rikontrollohet tek mjeku.

Komento