Si t’i trajtojmë qimet që rriten nën lëkurë?

Si t’i trajtojmë qimet që rriten nën lëkurë?​Ekzistojnë disa mënyra natyrore, që preferohen të përdoren në rastet e rritjes së qimeve nën lëkurë.

1- Zgjidhja e parë dhe e thjeshtë është mekanike: heqja e qimeve me anë të piskatores. Fërkoni lëkurën duke përdorur dorëza të veçanta që largojnë qelizat e vdekura pa irrituar lëkurën dhe duke lejuar qimen të dalë dhe të hiqet me piskatore. Është e rëndësishme të zgjidhni dorëza ose sfungjer të bërë nga materialet natyrore, të cilat nuk shkaktojnë abrazione të lëkurës.

2- Bëni skrab pastrues natyror që ka efektin e heqjes qelizave të vdekura të lëkurës dhe lehtëson daljen e qimeve që kanë hyrë në lëkurë. Skrabi, jo vetëm që riaktivizon mikroqarkullimin por dhe favorizon largimin e lëngjeve të tepërta.

3- Vaji i bajameve është gjithashtu një zgjidhje shumë e thjeshtë. Masazhoni zonën me ujë të ngrohtë dhe vaj bajame për të zbutur lëkurën, për ta pastruar, për të hapur poret dhe të lehtësoni daljen e qimeve.

Komento