Si ti zgjedhim hijet për sy të gjelbër

Provoni nuancat e ngjyrës së kaftë, veçanërisht nuancat e çokollatës. E gjelbër e errët është një zgjidhje e shkëlqyeshme. Ngjyra e kajsisë dhe e përhitura, janë zgjedhje e mirë për theksim.

Ngjyrat vjollcë e errët, bojëvishnje dhe ngjyra metalike, duken për mrekulli. Ngjyra e bakrit dhe e arit do t’ju bëjnë që natën të dukeni me shkëlqim, vërtet, glamuroz.

Nëse ngjyra e syve tuaj është e gjelbër e errët, atëherë ngjyra e vjollcës së errët do të përshtatet mahnitshëm.

Ngjyrat, të cilave duhet t’u shmangeni

Së pari mënjanoni ngjyrën e kaltër. Asnjë nuancë e së kaltrës nuk mund të kombinohet me ngjyrën e gjelbër.

Rekomandohet që gjatë grimit të mënjanohen këto ngjyra: e kaltra e hapur dhe e mbyllët, gjithashtu edhe ngjyra rozë me nuancë të së kaltrës. /

Komento