Simptomat e gjëndrës tiroide që s’duhet injoruar

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për rregullimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin tuaj, temparaturën e trupit dhe pulsin, transmeton Klan Kosova.

Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme.

Shqetësimet mund të vijnë tinëz dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme.

Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale.

Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit.

Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm.

Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta.