Simptomat e infarktit

Në ditët e stome infarkti mund të shërohet në mënyrë shumë të suksesshme, por është kyçe që shenjat apo simptomat e tij të vërehen në kohë, shenja këto që me muaj shfaqen para se të vijë deri tek sulmi në zemër.

Simptomë tipike e infarktit është dhembja në gjoks që zgjerohet në anën e majtë dhe nofull. Po shenja atipike mund të jenë edhe dhembja në shpinë apo stomak shkaku i së cilës pacientët përfundojnë në gastroskopi, e që në fakt kanë përjetuar infarkt. Për fat të keq, në më shumë se 50 % të rasteve simptoma e parë është infarkti apo vdekja e befasishme. Disa njerëz madje nuk ia dalin as të arrijnë në spital. Kjo me të vërtetë është mjaft frustruese, ngase sot, infarkti, mund të shërohet lehtë dhe me sukses.

Madje në 95 % të rasteve simptomat janë shfaqur edhe disa muaj para sulmit në zemër, por kanë kaluar të pavërejtura, tregon hulumtimi amerikan i botuar në revistën “Circulation”. Njëri nga këta simptoma mund të jetë edhe kolla apo gërhitja.

Po ashtu, disa javë para se të pësonin infarktin, më shumë se 70 % e pacientëve kishin ndjerë lodhje sa që nuk kishin mundur as të ngrihen nga shtrati. Rreth 40 % e femrave para sulmit në zemër kishin ndjerë probleme në frymëmarrje dhe pamundësi në “ngopjes me frymë”. Po ashtu, ka mundësi të shfaqet një nervozizëm apo pagjumësi.

Problemet me ereksionin

Dy të tretat e meshkujve të sëmurë nga zemra kishin probleme apo vështirësi me ereksionin. Sikurse arteret që gjenden rreth zemrës që mund të thahen, po ashtu edhe arteret rreth penisit pësojnë të njëjtën gjë.

Mundimi, vjellja dhe ngërçet në lukth

Mundimi dhe dhimbja në lukth janë disa nga shenjat e infarktit – e më së shpeshti shfaqen tek femrat më të moshuara se 60 vjeçe. Natyrisht, në rastet më të shpeshta dhimbjet në lukth shkaktohen nga faktorë tjerë, por nëse dhimbjet shfaqen papritur e nuk keni konsumuar asgjë të dyshimtë, do të ishte mirë t’i lajmëroheni mjekut.

 Sulmi në zemër maskohet në grip

Djersitje, lëkura e ftohtë dhe ndjenja e plogështisë mund të duken si fillimi I një gripi, por nganjëherë, të gjitha këto zbulojnë sulmin në zemër. Madje, edhe ndjenja e presionit apo dhimbjeve në gjoks, janë shenja tipike të sulmit në zemër, e disave ju duket si grip.

Dhembjet në këmbë

Shenjë paralajmëruese mund të jenë edhe dhembjet dhe ënjtjet në shputat e këmbës.

Relaksohuni

Sulmi në zemër nuk godet vetëm ata njerëz me mbipeshë, por është njëri ndër rreziqet më të mëdha për të pësuar infarkt.