nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Simptomat e kancerit që i injorojmë më së shpeshtinë Shëndeti & Dieta Vështirësitë me frymëmarrje Njëra prej shenjave të para të kancerit të mushkërive, e cila të sëmurëve u kujtohet më vonë, është humbja e frymëmarrjes. “Nuk kam mundur të shëtis as në oborr, e të mos mbushem frymë. Kam menduar se kam astmë, por mendova se si është e mundur që nuk e kam pasur më parë?”, thotë një paciente. Kanceri i tiroideve gjithashtu mund të shkaktojë probleme me frymëmarrje, nëse tumori e prek gabzherrin. Çfarëdo që të jenë problemet me frymëmarrje, të cilat zgjasin për një kohë, ato janë arsye për ta vizituar mjekun. Problemet me lukth Sado e parrezikshme që duket, dhimbja në bark disave ua ka shpëtuar jetën, sepse mjekët me kohë i kanë dërguar në ultrazë dhe kanë zbuluar se kanë kancer në mëlçi. Ngërçet në lukth ose problemet e shpeshta me lukthin mund të jenë shenja edhe të kancerit të zorrëve. Shumë të sëmurë nga kanceri i zorrëve kanë thënë se mjekët e tyre fillimisht kanë menduar se vuajnë nga ulcera. Dobësia dhe lodhja “Pandërprerë kam pasur nevojë të ulem, ndërsa në mbrëmje isha e tepër e lodhur që ta ngas veturën”, ka thënë një femër, duke e përshkruar lodhjen me ndihmën e së cilës ka zbuluar se vuan nga leukemia. Dobësia dhe lodhja e përgjithshme janë shenja të formave të ndryshme të tumoreve, pra është e rëndësishme që të kërkoni edhe simptoma të tjera. Nëse pa kurrfarë arsye ndiheni të lodhur, ndërsa fjetja e gjatë nuk bën që lodhja të ndërpritet, bisedoni me mjekun. Humbja e pashpjegueshme e peshës Nëse e vëreni që kilogramët janë duke u zhdukur, ndërsa ju nuk e keni ndryshuar mënyrën e të ushqyerit ose ushtrimet fizike, duhet ta pyetni veten se pse ndodh një gjë e tillë. Humbja e kilogramëve mund të jetë simptomë e kancerit të zorrëve dhe tumoreve të tjera të sistemit të tretjes. Mund të jetë edhe shenjë e kancerit, i cili është përhapur në mëlçi, sepse ndikon në oreks dhe në aftësinë e organizmit për t’i larguar papastërtitë. Ndryshimet në thonj Ndryshimet e pashpjegueshme në thonj mund të jenë shenja të formave të ndryshme të tumoreve. Linja e zezë ose me ngjyrë kafeje nën thonj mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës. Fenomeni i ri i thonjve të lakuar (rritja në drejtim teposhtë, pas majave të gishtërinjve) mund të jetë shenjë e kancerit në mushkëri. Thonjtë e zbehtë ose të bardhë mund të jenë shenjë e funksionimit jo të duhur të mëlçisë, ndërsa nganjëherë janë edhe shenja të kancerit në mëlçi. Thartira kronike në lukth dhe ndjenja e ngopjes pas një shujte të vogël Shenja më e shpeshtë e hershme e kancerit në lukth është dhimbja në pjesën e epërme ose të mesme të abdomenit, e cila kujton urthin. Gjendja keqësohet kur hani ushqim. Shkakton habi, pasi simptoma zhduket pas përdorimit të ilaçeve kundër thartirës, gjë që bën të arrihet konkluzioni i gabuar se bëhet fjalë për ndonjë problem më të vogël. Nëse keni sulme të shpeshta të thartirës në lukth dhe dhembje në bark, si dhe ndjenjën e të qenit të ngopur pas shujtave të vogla, vizitojeni mjekun. Problemet me zorrë Konstipacioni, diarreja ose ndonjë ndryshim tjetër i jashtëqitjes mund të jenë shenja të kancerit. Nëse zgjat më shumë se disa ditë, ndërsa nuk ka ndonjë arsye të veçantë (nuk keni grip, e as nuk jeni helmuar me ushqim) është koha që të brengoseni. Të sëmurët nga kanceri i zorrës së trashë shpesh thonë se kanë vërejtur jashtëqitje më të shpeshta dhe ndjenjën se nuk i kanë zbrazur zorrët tërësisht. Njëra prej shenjave të para të kancerit të pankreasit është jashtëqitja e yndyrshme, e cila është më e shpeshtë, më e madhe, më e zbehtë dhe kundërmon më shumë se normalisht. Ia tregoni këtë mjekut. PrapaPara Tags: Simptomat e kancerit Komento Anulo Shto Koment
në Shëndeti & Dieta Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë Zgjedhja perfekte nëse doni të humbisni 5 kg këtë fundjavë. Duke provuar këtë dietë me patate ju do të …
në Shëndeti & Dieta Konsumoni këto ushqime për lëkurë perfekte Kremërat e ndryshme që përdoren për mbrojtjen e lëkurës shpeshherë janë shumë të shtrenjta dhe shume persona …
në Shëndeti & Dieta Çfarë ndien fëmija në barkun e nënës? A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndien bebushi juaj në barkun tuaj? Patjetër që po! Shpesh pyetja e …