Situatat në të cilat kryen punë kripa

Situatat në të cilat kryen punë kripaKripa është e domosdoshme në çdo kuzhinë dhe është e paimagjinueshme që të mos përdoret, por gjithashtu është edhe një mjet i fuqishëm për pastrim dhe mund të ju shpëtojë ndaj shumë situatave në shtëpi.

– Frutat: Fetat e mollës shpejt errësohen kur janë të prera dhe nëse i vendosni ato në ujë me pak kripë, kjo nuk do të ndodhë.

– Frutat me lëvozhgë: Për t’i qëruar ato më lehtësisht nga mbështjellësi, mund t’i leni ato për një kohë në ujë të kripur.

– Erë qepe në gishta: Pas përgatitjes së gjellës me qepë, shpesh është vështirë për të larguar aromën nga gishtat. Nëse nuk e keni bërë tashmë, provoni një kombinim të kripës me pak uthull, këshillon, “Mother Nature Network”.

– Pastrimi i furrës: Nëse aksidentalisht gjella gjatë pjekjes rrjedh jashtë, në pjesën e poshtme të furrës hidhni një sasi të vogël të kripës dhe pasi që gjella të jetë gati, është më lehtë për të pastruar njollat për shkak se kripa do të krijojë një kore pa erë të keqe.

– Dhëmbët e bardhë dhe të pastër: Në rast se ju është harxhuar pasta për dhëmbë, mund përdorni pak kripë dhe sode buke. Bëni përzierjen e tyre dhe masën e përfituar e përdorni për të pastruar dhëmbët. Gjithashtu është e njohur se soda e bukës ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.

– Zbutni djegien nga pickimi i mushkonjës apo bletës: Në rast se thumboheni nga bleta, vendosni pak kripë në vendin e thumbuar, sepse do të lehtësojë dhimbjen dhe ënjtjen. Ujë i kripur mund të ndihmojë edhe në rast pickimi nga mushkonja, duke shtuar edhe pak vaj ulliri.

– Dezinfekton fytin: Kur ndjeni djegie dhe shpim në fyt, përdorni ujë të ngrohtë me kripë për të mbytur bakteret. Gjithashtu, uji i ngrohtë dhe i kriposur përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe në këtë mënyrë qelizat përgjegjëse për luftimin e infeksionit më shpejt arrijnë në vendin e pezmatuar.

– Pastroni frigoriferin: Kripa në kombinim me ujë të gazuar do të pastrojë të gjitha papastërtitë në frigorifer dhe eliminon aromat e pakëndshme, si dhe është një mënyrë natyrale për të pastruar dhe nuk është e rrezikshme për gjëra ushqimore.

– Njollat ​​në mbulesë tavoline: Njollat ​​nga vera në mbulesë nga pambuku apo liri mund të hiqen në qoftë se menjëherë vendosni pak kripë mbi to. Lini të thithet vera në mënyrë që ajo të mos depërtojë në pëlhurë dhe mbi gjysmë ore zhyteni në ujë të ftohtë dhe vetëm pastaj futeni në rrobalarëse.

– Njollat nga ​​deodoranti: Zhytni veshjet me njolla nga deodoranti në ujë të nxehtë dhe hidhni rreth katër lugë çaji kripë në një litër ujë. Fërkoni vendet me njolla derisa njollat të zhduken.

Komento