‘Smokey Eyes’ i artë

‘Smokey Eyes’ i artëËshtë pothuajse e pamundur që të rezistohet ‘Smokey Eyes’ i artë, sepse ai është shumë elegant, e njëkohësisht më i butë se versioni tradicional i zi.

U përshtatet veçanërisht femrave me lëkurë të errët dhe gjysmë të errët të fytyrës, por u rri mirë edhe nuancave më të ndritshme të lëkurës. ‘Smokey Eyes’ i artë është hit i vjeshtës, e ne ju tregojmë edhe në cilën mënyrë mund ta bëni.

Hapi i parë: Pudra e lëngët

Mos e teproni me aplikim të korrektorit dhe pudrës së lëngët. Duhet ta dini se lëkura juaj ka nevojë për këto produkte në sasi shumë të vogla dhe atë vetëm në vende të caktuara.

Hapi i dytë: ‘Smokey Eyes’

Pas aplikimit të shtresës bazë, është koha që ta aplikoni grimin në sy. Ju nevojiten produktet në vijim:

– Hija e artë gjysmë e errët ose krejtësisht e errët

– Hija e butë me nuancë margaritari (sa më e ndritshme)

– Lapsi i zi për sy

– Maskara e zezë

– Brusha

Ndiqni katër hapat në vijim:

Image
Hijen e artë e aplikoni përgjatë tërë kapakut, siç shihet edhe në fotografi.

Image
Intensiteti i ngjyrës së artë varet vetëm nga ju. E vetmja gjë e rëndësishme është që ta aplikoni para fillimit të ashtit të vetullës, assesi mbi të.

Image
Më pas, për dukje më dramatike, me laps të zi e bëni një linjë përgjatë pjesës së brendshme të kapakut.

Image
Hijen e artë e aplikoni edhe përgjatë linjës së kapakut të poshtëm. Për fund, me hije transparente me ngjyrë margaritari kaloni përgjatë kapakut.

Hapi i tretë: Të kuqtë për faqe

Me lëvizje të lehta të brushës, në faqe e aplikoni të kuqtë e ndritshëm. Femrave me lëkurë të errët kjo nuancë u përshtatet më së miri.

Hapi i katërt: Buzët

Në buzë aplikoni ngjyrë me nuancë të artë, sepse do të përshtatet shumë mirë me ngjyrën e hijes së syve. Gjithashtu, efekt të ngjashëm do të arrini edhe me ngjyrë për buzë me nuancë të lëkurës.

Komento