Solari krijonë varësi si duhani

Rrezet që i japin ngjyrë trupit tuaj, ju lidhin pas vetes, duke ju bërë praktikisht të varur, ashtu siç bëhen njerëzit nga duhani apo droga.

Nese pas disa seancave solare lidheni edhe më shumë me krevatin komod të rrezeve, ky nuk është faji juaj.

Rrezet që i japin ngjyrë trupit tuaj, ju lidhin pas vetes, duke ju bërë praktikisht të varur, ashtu siç bëhen njerëzit nga duhani apo droga. Këtë përfundim ka nxjerrë instituti “Archives of Dermatology” në New York.

Kërkuesja Catherine Mosher thekson se rrezet ultravioletë janë të afta të na bëjnë të varur prej tyre dhe kjo quhet një drogë e vërtetë për trupin, duke parë se rrezet e dendura dëmtojnë lëkurën.

Pak ditë më parë, parlamenti britanik miratoi një ligj që nuk lejon fëmijët poshtë moshës 18 vjeç të kryejnë seanca solari.

Komento