Spinaqi, bima që mbron sytë dhe trurin

Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit.

Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s. Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.

Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese, rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut Spinaqi është i disponueshëm gjatë të gjithë vitit, por sezoni i tyre fillon në fund të muajit gusht dhe vazhdon deri në muajin prill.

Për vetë kërkesën e madhe të tregut gjatë gjithë periudhave të vitit, spinaqi ka filluar të kultivohet edhe në mjediset e mbrojtura. Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

Por, ka disa arsye pse spinaqi arrin të prodhojë rezultate të tilla.

E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu një burim i shkëlqyer me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me manganez, magnezium, hekur dhe vitaminë B2.

Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me vitaminë K, përveç spinaqit. Një porcion me 100 gram spinaq ka 23 kalori, 3 gr proteina, 0 gr yndyrna, 4 gr karbohidrate dhe 2 gr fibër.

Fuqia e spinaqit

Ngjyra e errët jeshile e gjetheve të spinaqit tregon se ato përmbajnë nivele të larta të klorofilit dhe karatenoidet që promovojnë shëndetin e mirë (beta karoten, lutein dhe zeaxanthin). Këto fito kimikate kanë aftësi anti inflamatore dhe anti-kancerogjene dhe janë veçanërisht të rëndësishme për një shikim të mirë, duke ndihmuar në parandalimin e degjenerimit të muskulit të kataraktit.

Spinaqi ka nivele të larta të hekurit, por jo aq shumë sa mendohej apo përflitej fillimisht.

Ishte gabimi i një shkencëtari që e vuri pikën në vendin e gabuar të shifrës që bëri të gjithë botën të mendonte se spinaqi ishte një superfuqi hekuri.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se ka dy forma të hekurit në ushqime: ‘hekuri haem’ dhe ‘hekuri jo haem’. Hekuri haem gjendet në produktet shtazore dhe është forma që ka përmbajtjet më të larta të hekurit, ndërkohë që hekuri jo haem gjendet në produktet bimore (siç është dhe spinaqi).

Njerëzit që vuajnë nga problemet e anemisë dhe gratë shtatzëna inkurajohen që t’i përfshijnë gjethet e gjelbra në dietën e tyre për ta pasur atë sa më të balancuar.

Si ta zgjidhni dhe ta ruani spinaqin

Spinaqi i freskët duhet të jetë në ngjyrë jeshile mesatare dhe të errët, i freskët në pamje dhe jo i kalbur.

Ruajeni në një qese plastike, duke mos e ngjeshur shumë dhe futeni në frigorifer ku mund ta mbani deri në katër ditë.

Mos e lani spinaqin para se ta ruani, pasi uji do të përshpejtojë prishjen, por para konsumit sugjerohet që të lahet mirë pasi gjethet mbartin dhe kimikate.

Siguria

Spinaqi përmban një sasi të madhe oksalati. Njerëzit që kanë probleme me oksalatin dhe kanë gurë në veshka duhet ta evitojnë konsumin e spinaqit. Një dietë me nivele të ulëta të oksalatit përmban më pak se 50 miligram okslat në ditë dhe spinaqi ka më shumë se 50 miligram dhe duhet të evitohet. Spinaqi gjithashtu përmban nivele të larta të acidit oksalik, i cili nëse përdoret me tepri mund të bllokojë përthithjen e përbërëse të tjerë të rëndësishëm si kalciumi. Spinaqi i gatuar lehtë mendohet se ul përmbajtjen e acidit oksalik.