Spreji për kaçurrele

Nëse dëshironi të arrini dukjen thuajse në të njëjtin moment keni dalë nga plazhi, të ashtuquajturat “beach waves look”, jua sjellim me fshehtësinë në bazë kripën e detit.

Këtë sprej mund ta përgatisni vetë Përbërësit: 1 gotë ujë të ngrohtë 1 lugë kripë deti 2 lugë balsam 1 lugë vaj kokosi

Përgatitja: Në një gotë plastike hidhni ujin e vakët dhe shtoni përbërësit, pos balsamit (xhelin për flokë). E mbyllni shishen dhe e përzieni mirë në mënyrë që përbërësit të bashkohen. Më pas shtoni balsamin ose xhelin për flokë e edhe njëherë e përzieni. Para se ta përdorni, masën e lini të ftohet.

Këshillë: Kripa e detit e than flokun, prandaj mos e përdorni shpesh. Për ta parandaluar këtë, në masë shtoni pak vaj argani.

Komento