Statistika nga bota mbi pasojat e internetit

 Statistika nga bota mbi pasojat e internetitÇdo 3 fëmijë në shoqërinë e informatikës ka bllogun apo uebsajtin e vet.

-Një hulumtim i kryer me adoleshentë nga mosha 15 deri në 24 vjeç ka konkluduar se 59% e tyre mendojnë se shikimi i pornografisë në internet i inkurajon të rinjtë të kenë seks para se të jenë të përgatitur për atë.

-12% e të gjitha ueb-sajteve janë pornografike.

-90% e fëmijëve nga mosha 8 deri në 16 vjeç kanë parë pornografi në internet, edhe atë në të shumtën e rasteve rastësisht.

– Mosha mesatare kur fëmijët për herë të parë hasin pornografi në internet është 11 vjeç.

– Më shumë pornografi në internet konsumohet në moshën prej 12 deri në 17 vjeç.

– Industria pornografike në internet tregon se 20-30% të qarkullimit në sajte të tilla e realizojnë fëmijët.

– Në ditë dërgohen 2.5 miliardë mesazhe e-mail pornografike.

– 26 emra të karaktereve për fëmijë (pokemon, actionmen etj.) çojnë në mijëra pornosajte.

– 27% e fëmijëve prej moshës 7 deri në 17 vjeç do ta jepnin lirisht adresën e vet të shtëpisë nëpërmjet internetit, kurse 14% adresën e vet të e-mailit.

– 40% e adoleshentëve kanë lënë informacione personale në internet që të tjerët të mund t’i kontaktojnë.

– Një në 5 fëmijë që përdorin “dhoma për bisedë/chat rooms” janë kontaktuar nga persona pedofilë online.

– Dy nga 5 rrëmbime fëmijësh janë nga 15 deri në 17 vjeç dhe kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të internetit.

– 76% e rasteve të eksplorimit seksual të filluar nëpërmjet internetit kanë qenë fëmijë të moshës 13 deri në 15 vjeç.

– 75% nga këto kanë qenë vajza. Shumica e rasteve kanë vazhduar me takim të drejtpërdrejtë, kurse në 93% të këtyre takimeve ka pasur seks të paligjshëm.

– Gjatë një viti, mesatarisht, një në 5 fëmijë kanë marrë propozime seksuale nëpërmjet internetit, kurse vetëm 25% e tyre u kanë treguar prindërve të tyre për këtë gjë.

-89% e të gjitha kërkesave seksuale janë realizuar nëpërmjet “chat room-e” apo mesazheve speciale.

Kush janë shokë të mirë, sipas budizmit

Si të gjitha fetë edhe budizmi ka shumë mësime të vlefshme, një ndër to ëshët edhe mësimi nga kjo fe se cilët janë shokqt e mirë. Ne kemi shkëputur disa këshilla të vlefshme për cilindo.

Kështu djem, tregoni kujdes ndaj këtyre tipeve të shokëve zemërmirë: Ndihmuesi, shoku që duron në kohë të mira e të vështira, mentori ose këshilluesi, dhe zemërdhembshuri.

Ndihmuesi mund të identifikohet nga katër gjëra: Duke ju mbrojtur kur jeni në situata vulnerabël, po ashtu edhe posedimet tuaja; është si një strehë kur jeni nën frikë, dhe zakonisht bën dyfishin e gjërave që i kërkoni.

Shoku që duron shumë mund të identifikohet nga këto gjëra: Duke ju treguar sekretet, duke i ruajtur sekretet tuaja me fanatizëm, duke mos ju braktisur në kohë të vështira, dhe madje mund të vdesë për ju.

Mentori mund të identifikohet nga këto katër gjëra: Duke ju penguar nga të vepraurit gabim, duke ju udhëhequr drejt veprimeve pozitive, duke ju thënë çfarë të bëni, dhe duke ju treguar rrugën drejt hyjnores.

Shoku zemërdhembshur nuk gëzohet nga fati juaj i keq, nuk ju admiron nga fati juaj i mirë, nuk lejon të tjerët të flasin keq për ju, dhe inkurajojnë ata që vlerësojnë cilësitë pozitive tuaja.