Stella McCartney me kreacionet për vjeshtë

Këto veshje të krijuara nga Stella Mccartney dëshmuan edhe njëherë se ajo është njëra nga dizejnatoret e preferuara të shumë yjeve duke përfshirë aktoren Gwyneth Paltrou, Melanie Laurent, Charlotte Rampling dhe Chrissie Hynde.

Stella McCartney shpalosi realizimet e saja për këtë vjeshtë të bazuara në jetën e përditshme duke vënë në pah mini-fundet provokative.

Kreatorja, po ashtu ka bërë përzierje të ngjyrave të ndryshme.

Vajzat u paraqitën edhe të veshura me sako ose pantallona.

McCartney tha se ky kombinim është një lojë mes dy gjinive.

Kreatorja tha se nuk është mirë të jesh shumë femërore por as shumë mashkullor dhe bëri thirrje për të gjetur një balance.

Kjo është ajo çfarë unë po mundohem ta bëj, tha ajo.

Stella McCartney

Komento