Stile të shkallëzuara për flokë të shkurtër dhe flokë më të gjatë

Futuni në sezonin e ri me mënyrën më të popullarizuar të prerjes së flokut – të shkallëzuar. Shkëlqeni me vetëbesim dhe seksualitetin tuaj me këtë stil të gjithanshëm të flokut.

Nëse stili i deritanishëm i flokut u është mërzitur, atëherë sa më shpejt të caktoni termin te stilisti juaj. Dhe, në momentin kur t’ju pyet stilisti se çfarë lloji të stilit të flokut dëshironi, thoni se dëshironi stil të shkallëzuar, nga kjo mënyrë e prerjes do të jetë hit absolut për vjeshtën e sivjetme.

Pa marrë parasysh se çfarë mase janë ato, të shkurtra apo pak më të gjatë, gjithçka është e njëjtë. Kryesorja është që të jeni të gatshëm, si dhe shikimet që do të tërhiqni me stilin dhe dukjen tuaj, stil ky që do jetë i gjithanshëm dhe modern. Dhe ajo është edhe më kryesore dhe më së miri i përshtatet çdo shije, si dhe më nuk keni nevojë të qëndroni para pasqyrës sepse është një stil i cili nuk kërkon shumë përkujdesje. Pra, me fjalë të tjera është shumë i lehtë për t’u mbajtur.

Përqafoni stilin e ri dhe përdorni flokun tuaj që në ngjarjet e veçanta të jeni në qendër të vëmendjes. Është krejtësisht e njëjtë, qoftë nëse bëhet fjalë për flokë të shkurtër të shkallëzuar “pirie” me apo pa balluke, krejt çfarë ka rëndësi është që këtë trendë t’ia përshtatni vetes suaj. Pra, kjo do të thotë se floku juaj edhe më tutje mund të jetë elegant dhe nga pak e egër.

Nëse keni nevojë për inspirim, shikojini këto stile të cilat për ju i kanë menduar stilistët më të njohur botërorë.