Stilet e fundit të grimit

Nga të gjitha stinët, vetëm këto ditë të dimrit shfaqin një përzierje të ngjyrave të ngrohta, e tonet e reja për këtë stinë janë e kuqja e theksuar, vjollca, e arta, e zeza që e ndriçojnë.

Me sy gri, buzë të lëngshme apo të kuqe të thellë, kjo vjeshtë ofron shumë zgjedhje nga moda e fundit për makijazhin.

Nga të gjitha stinët, vetëm këto ditë të dimrit shfaqin një përzierje të ngjyrave të ngrohta. Dhe tonet e reja për këtë stinë janë e kuqja e theksuar, vjollca, e arta, e zeza që e ndriçojnë natyrën me nuancat dhe përzierjet që mbijnë nga toka.

Karakteristikat e lëkurës ndryshohen gjatë moshës, stinës së vitit, por edhe gjatë ndryshimeve hormonale në organizëm, ndërkaq varen edhe nga gjendja shëndetësore. Andaj, ato ndahen në lëkurë të thatë, normale dhe të njomë. Gjithashtu, me kalimin e kohës lëkura bëhet më e hollë, më e dehidruar, mirëpo nuk është e rrallë as të bëhet edhe tepër e yndyrshme, me shtresën e sipërme të trashur. Preparatet për kurim duhet vazhdimisht t’i përshtaten gjendjes reale të lëkurës.

Një pamje ku mbizotëron ngjyra gri nuk ka pse të jetë e frikshme. Qëllimi është sofistikimi që zbutet me prekjet e çelëta, që e lejon këtë pamje të përdoret si ditën dhe natën. Aplikoni lehtë në pjesën e sipërme dhe të poshtme te syrit, sa më afër qerpikëve, një laps me ngjyrë të errët. Zbuteni nuancën duke e fshirë pak me një sfungjer pastrues, me furçë apo me gishtin tuaj.

Duke përdorur një furçë të zakonshme syri, apliko një hije mesatarisht të errët mbi qepallë, dhe pak mbi bishtin e syrit (mendoni për perëndimin e diellit; ngjyra është më e errët në horizont, dhe duke u bërë më e çelët, ndërsa lëviz lart). Apliko të njëjtën ngjyrë edhe në pjesën e poshtme të syrit. Për t’i zbutur anët, përdor një krem me ngjyrë të errët. Në fund, apliko rimel në qerpikët e poshtëm.