Stili i flokëve tregon se kush jeni

Në bazë të stilit tuaj të preferuar të flokëve, lehtë mund të zbulohen karakteristikat e personalitetit tuaj. Lexoni dhe shikoni se a kanë të drejtë edhe në rastin tuaj ekspertët që merren me analizimin e karakterit të njerëzve.

Flokët e lidhura bisht – Nëse shpesh i lidhni flokët prapa, në formë të bishtit të kalit, atëherë dmth se jeni e fortë, stabile, ju pëlqen seksi i shpejtë dhe energjik, si dhe nuk hezitoni që ta merrni iniciativën .

Flokët e mbledhura prapa koke – Ju pëlqen që të jeni në qendër të vëmendjes, kënaqeni në flirt, nuk duroni që të tjerët të nëpërkëmbin të drejtat tuaja.

Gërshetat – Pa marrë parasysh se dukeni e butë dhe romantike, ju në fakt doni që gjithçka të keni nën kontroll, jeni e ashpër dhe ndonjëherë e rreptë në komunikim.

Flokët e drejta – Jeni e ndjeshme dhe e butë, dini sesi të ndjeni dhembjen e të tjerëve, por megjithatë jeni mjaft energjike dhe me shumë karakter.

Flokët e shkurtra – Jeni kreative dhe subtile, i kushtoni vëmendje të madhe pamjes tuaj dhe i jepni rëndësi të madhe mendimit të të tjerëve.

Flokët kaçurrela – Jeni e egër. Nuk lejoni që të tjerët t’ju shkelin, jeni e relaksuar në çdo situatë dhe rrallëherë mundet ndonjë gjë që t’ju befasojë.

Flokët valë-valë – Jeni një femër plot vetëbesim, mirë e organizuar, por edhe me durim të vogël. Jeni krenare me pamjen tuaj dhe besoni se pamja e bukur është çelës për gjithçka në jetë.

Ndërroni shpesh stilin e flokëve – Nuk pranoni autoritetin e të tjerëve, jeni rebele, por keni edhe stil. Gjithmonë dini se çka doni dhe nuk hiqni dorë nga qëllimi juaj. Por, prirja kah ëndërrimi dhe fantazimi mund ta frenojë ambicien tuaj. Thellë në vete jeni e dobët dhe e ndjeshme, por këtë e fshihni mirë.