Stili sportiv i të ardhmes

Për koleksionin e ri të shtëpisë Balenciaga, Nicolas Ghesquiere i është kthyer arkivit të pasor të kësaj shtëpie të njohur të modës.

Fundet voluminoze dhe pantallonat e shkurtra, janë çiftëzuar me veshje të sipërme dhe xhaketa, që ndjellin standardin e Balenciagas- “modelin bombë”.

Fundet me prerje A kanë formë të ombrellës, ndërsa janë të bëra nga disa lloje të mëndafshit, derisa pantallonat voluminoze të shkurtra janë të frymëzuara nga klientja e njohur e Balenciagas, Mona Von Bismarck, e cila këto lloj pantallonash i ka bartur kur punonte në kopsht.

Xhaketat e holla të lëkurës të kombinuara me kapela plastike paraqesin pjesën “futuristike” të koleksionit, të cilin Ghesquierre e quan “Sport Silk” (mëndafshi sportiv). /Telegrafi/

Komento