Stresi “vret” dëshirën seksuale

Stresi i jetës së përditshme me të cilin ndeshen femrat e moshës 30-45 vjeç bën që dëshira seksuale tek ato të ulet në mënyrë të ndjeshme.

Puna, fëmijët dhe shtëpia shkaktojnë lodhje tek femrat e kësaj grupmoshe dhe kur vjen mbrëmja dëshira seksuale është zero.

Marie-Helene Colson, seksologe franceze, shprehet se femrat nuk e kuptojnë nga se vjen mungesa e kësaj dëshire: “Femrat nuk e kuptojnë lidhjen mes stilit të jetës së tyre dhe mungesës së dëshirës.”

Sipas Colson, zgjidhja është që femrat të ndërgjegjësohen për faktin se nuk mund t’i bëjnë të gjitha dhe t’i heqin vetes disa përgjegjësi. Në këtë mënyrë do të kishin më shumë kohë të lirë dhe më shumë pushim.

Komento