Stresi, faktor i rëndësishëm për shëndetin e zemrës

Ndikimi i stresit në një pjesë të trurit ndërlidhet me përpunimin e emocioneve dhe mundet të shpjegojë shtimin e rrezikut për sulm në zemër.

Të dhënat e grumbulluara prej 293 të anketuarve tregojnë se si aktiviteti i shtuar në pjesën e trurit, e quajtur “amigdal”, ndërlidhet me zhvillim të hershëm të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Është vërtetuar se si te personat e ekspozuar nga stresi nga pjesa e trurit “amigdal” vijnë sinjale drejt palcës kurrizore, që sjell shtimin e rruazave të bardha të gjakut. Rezultat është zhvillimi i proceseve inflamatore në enët e gjakut dhe shton rrezikun për sulm në zemër. Ekspertët nga Harvardi përmendin se stresi është faktor i rrezikut për shëndet të zemrës.

Komento