Studiuesit, një epidemi e tumoreve në gjoks do godasë femrat

Studiuesit, një epidemi e tumoreve në gjoks do godasë femratNjë epidemi e tumoreve në gji do të godasë femrat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë 15 viteve të fundit, dhe me shumë mundësi edhe në vende të tjera të industrializuara brenda 2030.

Është ky alarmi që jepet nga ekspertët amerikanë lidhur me kancerin e gjirit, ku thuhet se rastet e tumoreve të tilla do të rriten me 50%.

Konkretisht një femër në tetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do goditet nga kanceri i gjirit. Ndërsa rastet e tumoreve vdekjeprurëse te femrat, pritet te ulen nga 19% që është shifra aktuale në 7%.

Studimi është kryer nga ekspertët amerikan të National Cancer Institute US, ku sipas studiuesit Philip Rosenberg, thuhet se nga 283 mijë raste që kanë qenë në vitin 2011, kjo shifër në vitin 2030 do të shkojë në 441 mijë.

Sipas Rosenberg i cili prezantoi të dhënat e studimit në takimin vjetor të America Association, shkak për rritjen e këtyre rasteve është plakja e shpejtë e trupit, dhe stili negativ i jetës.