Summer trends

Te ndihemi mire gjate pushimeve

Dua te pushoj

Ngjyrat e lehta marine ju japin nje pamje sa me te fresket, relaksuese per edhe tejet sportive. ky kombinim perfekt mes te bardhes dhe te kaltres nuk ju ben te dukeni aspak klasike, perkundrazi. Ju nuk kerkoni asnjehere vemendjen e te tjereve, doni vetem te pushoni per kete arsye zgjidhni ngjyra te lehta, por qe reflektojne shume drite.

Dua komoditet

Hija e cadres, pije freskuese plot akull per tu freskuar. Kaq ju mjafton per te treguar se gjate pushimeve te veres merrni ne konsiderate rehatine dhe luksin, prandaj doni qe me veshjen, aksesoret dhe ngjyrat e zgjedhura, doni me doemos te reflektoni nje qendrim ndryshe nga te tjeret, klas, fisnikeri dhe mbi te gjitha seriozitet.

Dua te shkelqej

Ju jeni te lindur per te terhequr vemendjen e kujdo qe ndodhet rrotull, prandaj edhe perpiqeni ne maksimum qe te zgjidhni gjithmone ngjyrat qe te vjedhin veshtrimin, qofte edhe duke i provokuar. Ju kujdeseni me cdo kusht qe nga momenti qe dilni nga shtepia dhe derisa kembet tju shkelin mbi rere te shkelqeni me sharmin dhe elegancen tuaj.

Dua aventure

Kjo stine eshte per ju momenti i duhur per aventura te paharruara. Nuk doni kurrsesi te fiksoheni nen hijen e cadres, prandaj i keni marre te gjitha masat qe me veshjet dhe aksesoret e duhur te jeni te pranishme kudo, ne barin e plazhit, ne fushen e volejbollit apo duke u kredhur ne ujin e fresket per te perjetuar ne maksimum adrenalinen e veres./ikub/

Komento