Super maska e gjelbërt që ndihmon të keni lëkurë pa njolla dhe pa akne

Jeni në kërkim të maskës së shkëlqyeshme që ju ndihmon për të hequr qafe njollat e zeza, aknet dhe njollat? Nëse po, atëherë mos kërkoni më shumë se këtë maskë të gjelbër

MASKA E GJELBËR PËR T’I LUFTUAR MANGËSITË E LËKURËS

Kjo maskë shtëpiake është krijuar duke kombinuar përbërësit e shëndetshëm si argjilën e gjelbër, lëngun e limonit dhe mjaltin. Është një produkt alternativ me veti pastruese, e pas aplikimit e ekuilibron pH-n e lëkurës. Pasi që depërton thellë në pore, heq njollat e zeza dhe poret e bllokuara që i japin pamje të shëmtuar fytyrës. Po ashtu nxit heqjen e lëkurës së vdekur dhe përbërësve tjerë që grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës. Për më shumë, kjo maskë ka efekt pastrues dhe kundër inflamacioneve, për të luftuar aknet dhe plagët sipërfaqësore dhe disa nga çrregullimet e zakonshme të lëkurës. Ka efekt ndriçues redukton njollat. Falë mjaltit, kjo maskë e hidraton lëkurën, ka efekt riparues dhe shërues dhe ofron veti ekstra shëruese për lëkurën.

SI TA PËRGATISNI MASKËN

Argjila e gjelbër, përbërësi kursor për maskën është produkt i kozmetikës që lehtë mund të blihet. Në këtë rast, ne ju sugjerojmë ta kombinoni me mjaltin dhe lëngun e limonit, dy përbërës që rritin cilësitë rigjallëruese. Nëse keni lëkurë shumë të thatë, duhet të shtoni produkte të vajit, si ai i kokosit. PËRBËRËSIT: 5 lugë argjilë të gjelbër (50 g); Lëngu i një limoni; 1 lugë mjaltë organik (25 g); 1 lugë vaj kokosi (5 g). UDHËZIMET: Argjilën e vendosni në enë dhe shtoni lëngun e limonit. Shtoni mjaltin organik dhe përzieni gjithçka me lugë prej druri. Nëse doni, mund të shtoni një lugë vaj kokosi derisa e përzieni. Nëse prodhimi është tepër i thatë, mund t’i shtoni pak ujë të ngrohtë.

SI TA APLIKONI:

Natën, pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë. Pasi ta keni bërë këtë, merrni maskën e nevojshme dhe e aplikoni nëpër gjithë fytyrën tuaj. Fokusohuni në pjesët e prekura, sidomos në zonën e ashtuquajtur “T” dhe faqe. Shmangni prekjen e syve. Mund ta aplikoni edhe në qafë dhe gjoks. E lini për 30 deri 40 minuta dhe më pas e pastroni me ujë të ngrohtë. Pas tretmanit aplikoni tonik ose krem nate. Përdoreni dy herë në javë.

Komento