Superfuqitë e domates

Domatja, që moti është e përfshirë në ushqimin e njeriut, posedon ndikim të fortë, ndikon si preventivë kundër shumë sëmundjeve, trasmeton gazeta Kosova Sot

KUNDËR KANCERIT

Domatja është e pasur me likopen dhe e bën të shkëlqyeshme kundër disa llojeve të kancerit, si të gjirit, pankreasit, të zorrëve dhe të prostatës. Kur bëhet fjalë si preventivë kundër sëmundjeve të rënda, preferohet të konsumohet një gotë lëng domatesh në ditë.

PËR SHIKIM MË TË MIRË

Domatja njihet edhe për faktin se është e shëndetshme për shikimin. Është e pasur me vitamina A, që përmirëson shikimin. Ekzistojnë studime, që vërtetojnë fakte për përmirësimin e shikimit. Të gjithë ata persona që për çdo ditë kanë konsumuar një lëng të domateve, shikimi u është përmirësuar për 40 për qind.

PËRMIRËSON CILËSINË E GJAKUT

Kur flitet për cilësinë e gjakut, duhet përmendur hekuri, kaliumi, vitamina A, si dhe vitamina C. Është interesante se domatja është e pasur me të gjithë këta përbërës, dhe kështu është shumë e afërt me gjakun e njeriut.

Komento