Syri zbulon probleme të shumta shëndetësore

Shenjat për alarm gjithsesi janë njollat e verdha në kapakët e syve, shikimi i mjegulluar apo pikat që shfaqen në qerpikë, që herë zhduken e herë paraqiten në të njëjtin vend, janë arsye të mjaftueshme për t’iu lajmëruar mjekut.

Syri, sipas oftamologut amerikan Endrju Ajvaç, është pjesa e vetme e trupit të njeriut në të cilin (pa operacion) mund t’i shohim venat, arteriet dhe nervat.

Shkaku i transparencës së syrit, sëmundjet e syve si glaukoma, katarakta dhe degjenerimet makulare me kohë mund të zbulohen nëse kryeni kontrolle të shpeshta. Por, oftamologët herë pas here zbulojnë gjatë kontrollit edhe probleme tjera shëndetësore.

Njollat e verdha në kapakun e syve, që në mjekësi njihen si “anthelasma palpebrae”, janë shenjë e kolesterolit të lartë. Nëse e vëreni një problem të tillë, vizitojeni mjekun tuaj, dermatologun ose oftalmologun. Diagnoza përcaktohet menjëherë, e problemi zakonisht nuk është serioz dhe nuk shkakton dhembje, apo probleme në shikim. Mirëpo, gjithsesi duhet ta kontrolloni sasinë e kolesterolit, ngase ai mund të jetë faktor rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

 

Infeksioni i syrit

Ekzistojnë shtresa apo gjëndra ku bllokohet dhjami në rrënjën e qerpikëve. Janë të zakonshme dhe zhduken përafërsisht pas një muaji, janë të vogla, shpesh të kuqe, shfaqen në linjën brenda apo jashtë kapakut të syrit dhe, pos që janë të shëmtuara, nuk janë fare të rrezikshme. Por, nëse nuk shfaqen për një afat kohor prej tre muajve apo nëse gjithmonë shfaqen në po të njëjtin vend, është e mundshme të paraqesë një lloj të rrallë të kancerit, i cili largohet nëpërmjet e operacionit.

 

Zhdukja e vetullave – tiroide të sëmura

Vetullat me kalimin e viteve mund të pakësohen, por sëmundja e gjëndrave tiroide mund të ndikojë në humbjen e tyre. Nëse një e treta e pjesës së jashtme fillon të zhduket, kjo është shenjë e hipertireozës (tiroideve tepër aktive), apo hipotireozës (tiroideve jo sa duhet aktive). Sikur që hormonet ndikojnë në formimin e qimeve, po ashtu qimet mund të zhduken nga pjesët tjera të trupit.

 

Sklepat dhe pezmatimi i kapakëve të syrit

Sasia e shtuar e sklepave në sy është shenjë e blefaritisit, pezmatimit të kapakëve të syrit. Mund të ndërlidhet me zbokthin nga lëkura e kokës, apo me të skuqurën e lëkurës, e cila zakonisht shfaqet te femrat e moshës së mesme. Sytë mund të skuqen, të lotojnë, të jenë të thatë apo të irrituar. Mjeku do të ju propozojë ndonjë krem.

Shkaku i fotografisë së dyfishtë dhe shikimit të mjegulluar, detyrimisht vizitojeni mjekun

Shfaqja e befasishme e fytyrave të dyfishta, shikimi i mjegulluar apo humbja e shikimit, janë shenja të dukshme të sulmit të mundshëm në tru. Urgjentisht drejtohuni mjekut. Shenjat tjera që mund të aludojnë për sulm në tru janë ligështimi i duarve, i këmbëve apo i fytyrës, zakonisht vetëm në njërën anë të trupit, marramendjet apo humbja e ekuilibrit, të folurit jo të kuptueshëm, si dhe kokëdhembjet e forta.

 

Të skuqurat në sy apo djegia, shenjë e alergjisë

Shumë gjëra mund ta irritojnë syrin, por djegia e përcjellë me teshtimë, kollë dhe rrjedhje hunde janë shenja të alergjisë. Alergjia në sy mund të shkaktohet nga kozmetika, apo nga ndonjë krem për sy.

 

Sytë e verdhë mund të jenë shenjë e hepatitit apo cirrozës

Zakonisht i prekin të porsalindurit, tek të cilët ende nuk është formuar funksionimi i mëlçisë. Vizitojeni mjekun, ngase një shenjë paralajmëruese si kjo mund ta zbulojë hepatitin, apo edhe cirrozën.

Komento