Sytë joshës

Kur një femër ia ngul sytë dikujt, ajo është e tërhequr prej tij, qepallat e saj ulen në mënyrë të pavullnetshme, duke krijuar pamjen e “syve joshës”.

Sytë e maces janë zgjedhje e shpeshtë e femrave joshëse…Qitni korrektor në kapakët dhe në rajonin përreth syve dhe lërini ashtu një kohë. Pastaj merreni “eylinerin” dhe tërhiqni linjën nëpër kapakë pranë qerpikut të epërm. Përfundojeni në drejtim të tëmblave ashtu që linja në fund hollohet.

Në këndet e poshtme dhe të jashtme të syrit gjithashtu tërhiqni linjën ashtu që të bashkohet me linjën e sipërme.

Pas “eyelinerit” merrni maskaranë tepër të zezë ose qerpikët artificialë. Nëse e keni zgjedhur maskaranë, qitni disa shtresa.

Krihini vetullat në drejtimin lart dhe për fillim ndukni të gjitha qimet të cila nuk mund të bëjnë pjesë në harkun e përsosur. Harku nuk është i trashë në drejtim të qendrës, por përsosmërish i njëjtë deri te fundi, ku edhe tëhollohet.

Kur t’i keni ndukur qimet, hijesoni me laps të zi. /Telegrafi/