Sytë të theksuar me shumë nuanca

Të gjithë ju që keni sy të bukur dhe tërheqëse keni mundësi t’i theksoni me nuanca të ndritshme.

Ju mund t’i përdorni nuancat klasike me tonet pastel ose me pigmentim më të fortë. Ngjyrat në trend janë: e verdhë, portokalli, pink, koral, jeshile dhe blu. Këto janë nuanca që do ta sjellin në pah bukurinë e syve tuaj.

Nëse doni mund të aplikoni një laps të zi për sy dhe disa shtresa tushi për qerpik. Apliko një laps të bardhë për pamje të freskët, apo laps të zi për pamje të theksuar. Buzët mund t’i lëni natyrale ose të kuqe! /Telegrafi/

Komento