Sytjenat rozë janë hiti i verës

Më së shumti janë duke u shitur ato me ngjyrën rozë, pra të ngjashme me ngjyrën e panterës rozë, si dhe disa ngjyra tjera si ato ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër e po ashtu edhe ato me ngjyrë limoni. Sezonin e sivjetmë e kanë ‘pushtuar’ ato që janë të ngjashme me vitet e 60-ta.

Me shkëlqimin e parë të diellit, femrat u kushtojnë shumë kujdes sytjenave dhe çfarë ngjyre do t’i blejnë ato. Duke filluar nga ngjyrat, ato fillojnë me ngjyra të ndritura, e më së shumti shiten ato me ngjyrën rozë dhe disa ngjyra tjera.

Një gjë të tillë e kishte vërtetuar edhe një hulumtim britanik që merrej me këtë çështje. Edhe gjatë këtij viti është duke dominuar një gërshetim i atyre klasike, siç janë ato të viteve të 60-ta, me modernen. Sytjenat me ngjyrë të gjelbër paraqesin një trend të sofistikuar por nuk mungon as ngjyra e limonit, pra ajo e verdhë. Këtu sytjena, që ndryshe quhen edhe ngjyra të ‘gëzuara’ nuk janë vetëm për t’u fshehur nën rroba, por për të shfaqur bukurinë e tyre edhe në disa rroba të tejdukshme.

Ngjyrat rozë ose të kuqërremta janë e zezë “e re”

Trendët e vitit 2010 femrave ju sjell një zgjedhje të sytjenave me ngjyra të ndritura, modele këto që vënë në shprehje elegancën e një femre. Dikur ngjyra që ishte më popullorja ishte ajo e zezë, mirëpo sa i përket këtij sezoni, ngjyrat rozë dhe ajo e kuqërremtë, paraqiten si një e zezë ‘e re’. Një gjë është mjaft e sigurt se në këtë vit do të ketë zgjedhje të mira, për të gjitha ato zonja që rëndësi të madhe i kushtojnë veshjes, në këtë rast sytjenave.