Ta përdor vajin e ullirit për flokët?

Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm për shëndetin e njeriut dhe gjithashtu, edhe për flokët.

Vaji është i lehtë dhe ushqen lëkurën. Thuhet që gjithashtu se ai zhbën dëmet e shkaktuara në lëkurë nga sapunët, uji me klor e gjithashtu, ndotësit kimikë dhe përmban antioksidantë që e mbrojnë lëkurën nga degjenerimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit.

Thënë ndryshe, ai mbron nga mplakja dhe nuk përdoret vetëm për flokët, por edhe për lëkurën në përgjithësi.

Vaji, gjithashtu, ushqen flokët dhe është në veçanti i dobishëm për flokë të yndyrshëm,
me zbokth. Një herë në javë, aplikoni vajin e ullirit në flokë, mbuloji i flokët me peshqir të ngrohtë, mbajini 30 minuta dhe më pas, pastroji me shampon. Në këtë mënyrë, do të riparoni ndarjet në fund të flokut (mitilat) dhe flokët do të shkëlqejnë më shumë .se kurrë.

Vaji është gjithashtu shumë i mirë në trajtimin e flokëve të tharë, të dëmtuar dhe të egërsuar. Thjesht vëni një pikë vaj ulliri në shuplakë të dorës, fërkoni duart dhe më pas, lëmoni fundin e flokëve për t’ i hequr qafe fundet e egërsuara të flokut.

Komento