Tangat më të preferuarat!

Shitja e ‘brazilianeve’- veshjeve të brendshme mjaft të popullarizuara të femrave- është rritur për 65 për qind, njoftojnë nga shtëpia e modës Marks & Spencer.

Mirëpo, nëse nuk ju pëlqejnë ‘brazilianet’, atëherë ju sjellim disa prej modeleve më të preferuara të brekëve për femra.

‘Brazilianet’- Ky model është i frymëzuar nga kostumet e larjes në plazhet e Rios. Me një ngjashmëri të vogël me “bokseret”, ato e mbulojnë mirë prapanicën, ndërsa theksojnë linjat.

‘Brekët e gjëra të gjysheve’- Padyshim më komodet, por më pak joshëse sesa të gjitha modelet tjera të brekëve. Preferohen të vishen vetëm gjatë menstruacioneve.

‘Tangat seksi’- Shiritat e vegjël të hollë me material minimal në to, i përshtaten një rregulli: “Sa më të vogla, aq më seksi”, por edhe kushtojnë më shumë. Janë të mjaftueshme për të mbuluar intimën tuaj, por nga prapa tregojnë gjithçka.

‘Bokseret franceze’- Ky lloj i veshjeve të brendshme femërore, zakonisht punohen nga mëndafshi dhe sateni me pakëz dantellë. Janë shumë seksi dhe e përkëdhelin lëkurën. Por nëse i mbani gjatë gjithë ditës, shkaktojnë elektricitet statik.

‘Brekët e ngushta elastike’- këto veshje janë zgjidhje e kohës moderne që i kanë shpëtuar miliona femra. Ju ngushtojnë aq sa të zvogëloni për një numër fustanin që bartni, ndërsa në mënyrë të suksesshme ngushtojnë edhe barkun dhe prapanicën.

‘Veshjet me mesazhe’- zakonisht vijnë me paketime nga tre ose shtatë palë. Kanë mesazhe interesante, ndërsa shpesh kanë edhe vizatime qesharake në vendet strategjike.

‘Imitimi i boksereve të meshkujve’- Veshje meshkujsh të përshtatura për femra. Sportive dhe praktike. Mbulojnë prapanicën, ndërsa përpara janë të prera më shkurtë. I veshin sportistet dhe femrat që u pëlqen komoditeti.

Komento