Të dobësohesh pa bërë dietë

Shumë njerëz kanë dëshirë të shpëtojnë nga kilet e tepërta por në të njëjtën kohë nuk dëshirojnë të privohen nga ushqimet. A është e mundur të dobësohesh pa bërë dietë

Ju nuk jeni të detyruar të bëni dietë për t’u dobësuar sipas një lajmi të publikuar në faqen “WebMD”. Ju mund të dobësoheni duke ndryshuar stilin e ushqyerjes. Ja se si mund të dobësoheni pa bërë dietë:

Përcaktoni një orar për vaktet: vendosni alarmin në celularin tuaj për 20 min më vonë dhe përpiquni të hani ushqimin tuaj gjatë kësaj kohë ngadalë ngadalë. Ky është një nga zakonet më të mira të dobësimit pa dietë. Hani çdo kafshatë duke e shijuar deri në pikën e fundit. Në këtë mënyrë nxitet hormoni i ngopjes në trup.  Këto sinjale ndërpriten nëse hani ushqimin shpejt dhe kështu do vazhdoni të hani shumë.

Flini më shumë, merrni më pak kile: sipas studiuesve amerikanë fjetja 1 orë më shumë natën të ndihmon në mos shëndoshje. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të njerëzve por gjumi ndikon pozitivisht në këtë aspekt. Të flesh pak të shton oreksin dhe ju bën të ndiheni të uritur.

Konsumoni më shumë zarzavate: në darkë konsumoni 3 lloje zarzavatesh dhe jo vetëm një. Ngrënia e disa lloj ushqimeve të jep ndjesinë e ngrënies të shumë gjërave. Konsumimi i më shumë frutave –zarzavateve është një rrugë e mirë dobësimi. Fibrat e shumta dhe uji ju ndihmojnë të merrni më pak kalori dhe të ndiheni të ngopur. Zarzavatet gatuajini me pak vaj. Në vend të soseve plot yndyrë mund të përdorni lëngun e limonit dhe bimë popullore për t’i dhënë shije ushqimeve.

Provoni supën: supat me lëng mishi apo mishi pule ju ndihmojnë të ngopeni me pak kalori. Mund të provoni dhe supën me zarzavate në të cilën të hidhni pak bukë. Nëse filloni vaktin me një supë kjo do të ngadalësojë ushqyerjen tuaj dhe të pakësojë oreksin. Qëndroni larg supave me shumë kalori dhe krem.

Konsumoni drithërat: orizi ngjyrë kafe, gruri i zi, elbi, tërshëra dhe llojet e tjera të grurit janë shumë të rëndësishëm në strategjinë tuaj të dobësimit. Këto produkte do ju ngopin me pak kalori dhe do të përmirësojnë profilin tuaj të kolesterolit. Ju mund të konsumoni bukë me grurë të freskët.

Hidhini një sy veshjeve tuaja të ngushta: nëse keni një fustan apo fund të cilin nuk mund ta vishni për shkak të kileve të tepërta atëherë bëni mirë ta varni në një vend ku mund ta shihni çdo ditë. Ky do të jetë çmimi juaj pasi të dobësoheni.

Pakësoni sheqerin: pini ujë në vend të lëngjeve me përmbajtje sheqeri. Ju mund t’i shtoni ujit limon, mendër ose luleshtrydhe për të ndryshuar shije.

Përdorni gota të holla dhe të gjata: për të minimizuar kaloritë e lëngshme merrni gota të holla dhe të gjata në vend të gotave të gjera dhe të shkurtra. Në këtë mënyrë do të konsumoni 25-30 % më pak lëngje frutash, pijet me gaz apo ato me sheqer.

Preferoni çajin jeshil: çaji jeshil mund të jetë një metodë e mirë dobësimi. Disa studime kanë treguar se çaji jeshil përshpejton mekanizmin e djegies së yndyrave në trup. Të paktën mund ta pini si një lëng të freskët pa kalori.

Hani në shtëpi: konsumoni gjellë të gatuara në shtëpi.  Kështu mund të dobësoheni më lehtë. Gatimi i një gjelle mund të jetë më e lehtë se ç’mendoni. Nëse nuk keni aspak kohë të gatuani për shkak të ngarkesës profesionale atëherë mund të bëni gjellë me bizele, bishtajë konserve ose të përdorni zarzavatet e pastruara dhe të paketuara.

Pushoni pak gjatë ushqimit: përpiquni të hani drekën apo darken me familjen ose miqtë tuaj. Në këtë mënyrë do të mund të bëni disa pauza gjatë ushqimit duke biseduar me të tjerët dhe të merrni më lehtë sinjalin e ngopjes. Nëse hani shpejt sinjali i ngopjes shkon më vonë në tru.

Përtypni çamçakëz me mendër: nëse keni dëshirë të hani diçka më mirë përtypni një çamçakëz me mendër. Shikimi i televizorit, shëtitja në internet janë faktorë të rrezikshëm që mund t’ju shtyjnë të hani diçka. Në këtë rast përtypni menjëherë një çamçakëz.

Hani ushqimin në pjata më të vogla: provoni të hani darken në pjata më të vogla se të zakonshmet. Kështu në mënyrë automatike ju do të hani më pak. Nëse zvogëloni pjatën apo tasin tuaj do t’i kurseni 100-200 kalori vetes.

Zvogëloni porcionet: mundohuni të zvogëloni të paktën porcionet e 5 ditëve në javë. Më pas do të mësoheni me këtë stil pasi ta përsërisni disa javë.

Mos mbushni krejt stomakun: ngrihuni nga tavolina pa u ngopur mirë. Mos e mbushni stomakun plot. Nëse mësoheni me këtë rregull do të dobësoheni më lehtë.

Kujdes kur hani jashtë: nuk është e thënë që të gjitha ushqimet e restoranteve të shëndoshin. Por ju duhet të mbani nën kontroll porcionet. Porositni diçka si aperitiv. Preferoni pjatat e fëmijëve. Zgjidhni një sallatë për një fillim të ekuilibruar. Mbusheni gjysmën e pjatës me zarzavate.

Preferoni ushqimet pa mish: zakonisht konsumimi i ushqimeve vegjetarianë është një mënyrë e mirë dobësimi. Personat që konsumojnë ushqime pa mish priren të dobësohen më shpejt se ato që e hanë shumë mishin. Në vend të mishit mund të konsumoni fasule, supë me thjerrëza dhe bishtajore tjera të thata.

Keni djegur më shumë se 100 kalori: ju mund të dobësoheni pa bërë asnjë dietë nëse digjni rregullisht 100 kalori në ditë. P.sh ecni rreth 20 min, vraponi 10 min, pastroni shtëpinë apo lani vetë makinën dhe u krye.

Komento