Të fshehësh skuqjen

Për të fshehur njollat e kuqe mbi lëkurë, të shkaktuara nga të ftohtit, zgjidh një korrektor me nuancë të gjelbër.

Në dimër lëkura tenton të skuqet (sidomos kur është e hollë dhe e ndjeshme). Ja dy zgjidhje:

Para së gjithash, duhet ta lehtësosh lëkurën me një krem specifik antiskuqje.

– Më pas, fshih skuqjet me një korrektor jeshil (ngjyrë komplementare me të kuqen, e gjelbra i fsheh mirë skuqjet). Aplikoje me gishta në sasi të vogla, në mëngjes para se të vendosësh bazën.

Nëse vuan nga skuqjet, shmang kremrat hidratues me përbërje acidesh të frutave ose retinoli, të cilat mund të provokojnë skuqje të zonave të ndjeshme. Zgjidh një pastrues make up-i hidrarues me bazë sapuni. /Telegrafi/

Komento