Të marrësh multivitaminë apo të mos marrësh multivitaminë?

Sipas këtij studimi, femrat që marrin multivitamina janë 19 % më të rrezikuara për t’u prekur nga sëmundja. Kush është i vërtëtë?

Shkencëtarët vazhdojnë të jenë të ndarë në këtë pikë, pasi edhe origjina e saktë e semundjes në kancerit të gjirit nuk është zbuluar ende.Të marrësh multivitaminë apo të mos marrësh multivitaminë? Kjo është cështja ende e pazgjidhur nga shkencëtarët.

Të gjithë janë dakort në pikën se për të evituar rreziqet, e mira është që vitaminat të merren nëpërmjet ushqimeve. Por nëse nuk kemi mundësi dhe marrim multivitamina pilula?

Kjo ceshtje ha debat pasi sipas studimeve të ndryshme, ekziston mundësia e zhvillimit të sëmundjes së kancerit në këtë rast dhe e kundërta. Një studim i kryer në Porto Rico dhe i prezantuar në “American Association for Cancer Research” thekson se multivitamina dhe kalciumi kanë një efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit.

Sipas të dhënave, në të tilla raste, rreziku ulet me 30 %. Kalciumi ka një veti për të kuruar kapacitetin e ADN-së, por efekti i vitaminave A, C dhe E nuk do ishte efikas, nëse ato nuk merren bashkë. Nga ana tjetër, një studim suedez i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” thotë të kundërtën.

Sipas këtij studimi, femrat që marrin multivitamina janë 19 % më të rrezikuara për t’u prekur nga sëmundja. Kush është i vërtëtë? Shkencëtarët vazhdojnë të jenë të ndarë në këtë pikë, pasi edhe origjina e saktë e semundjes në kancerit të gjirit nuk është zbuluar ende.

Komento