Te mbroni ngjyren e flokeve nga dielli

Ngjyra e flokeve shpesh eshte nje nder “viktimat” e aksionit nga demet e rrezeve te diellit, por shpesh lihet pas dore.

Ngjyra e flokeve shpesh eshte nje nder “viktimat” e aksionit nga demet e rrezeve te diellit, por shpesh lihet pas dore. Kur ekspozohemi ne diell nuk duhet te shqetesohemi vetem per te mbrojtur sa me mire lekuren, por duhet te kujdesemi edhe per floket, qe per fat te keq mund te demtohen ne menyre te pariparueshme nga aksioni i kombinuar me diellin dhe ujin e kripur, ose me klor.

Ne Vecanti nese keni floke te lyer, nuk ka rendesi nese jane bionde, te kuq apo te zinj, duhet te dini qe dielli reagon ne menyre negative mbi to dhe mund ti transformoje duke i prishur ngjyren deri te deme me te medha.

Rregulli i pare eshte te mos lyeni floket para se te niseni per pushime. Per fat te keq nuk ekzistojne kura mrekulliberese per te evituar qe dielli dhe deti tju ndryshojne ngjyren e flokeve, por mund te adaptoni disa rregulla.

Fillimisht eshte e rendesishme per te mbrojtur gjithmone floket me nje filter mbrojtes, ashtu si dhe per lekuren, mund te mbani kapele ne oret me te nxheta te dites.

Nese keni floke te gjate mbajini gjithmone te lidhur ne kete menyre floket do te kene me pak kontakt me diellin.

Floket e lyer tentojne te jene te thate dhe dielli apo deti e perkeqesojne shendetin e flokeve tuaj, per te evituar kete, eshte mire qe te shpelani floket me uje te embel me shampo mbrojtese dhe nje maske ushqyese./ikub/