Të mirat e avokados

Të mirat e avokadosAvokadot janë shumë të shëndetshme, shërbejnë në parandalimin e shumë sëmundjeve

Avokadot përmbajnë magnez dhe kalium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut. Sa i përket magnezit, përmban më shumë se sa 20 tipe të tjera frutash, përfshirë bananen, kivin dhe luleshtrydhet.

Ka plot 10 gramë fibra në një avokado të përmasave mesatare.

Yndyrnat e mira të avokados ndihmojnë organizmin të përthithë yndyrnat e këqija.

Avokado nuk është vetëm ushqim. Një avokado mund të jetë një hidratues i shkëlqyer, kuron të djegurat duke parandaluar irritimin e lëkurës, dhe deri në ngadalëismin dhe eleminimin e rrudhave.

Nëse e hapni avokadon dhe e mbani në frigorifer, oksigjeni mund ta transformojë në ngjyrë kafe. Për të evituar këtë gjë, sekreti është ti vendosësh sipër pak lëng limoni, që ngadalëson oksidimin.

Komento