Të mirat e patates së ëmbël

Të mirat e patates së ëmbëlPatatja e ëmbël është një lloj i veçantë patateje, që mund të gjendet në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë.

Patateja është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese, sidomos ka një rëndësi të veçantë për diabetikët.

Disa nga efektet e shëndetshme të patates së ëmbël janë:

Ajo është e pasur me sheqerna natyrore, të cilët e ndihmojnë atë që të ndihmojë personat e sëmurë me diabet.

Fibrat dietike janë një përbërës tjetër, që ndihmojnë në tretje, duke qenë një ndihmëse e mirë ndaj parandalimit të kancerit të zorrës së trashë dhe ndihmon në problemet e kapsllëkut.

Përmban karotenoide, të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.

Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë. Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.

Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e ënjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës, gjithashtu vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë, si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.

Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.

Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në rastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.

Hekuri është një element tjetër përbërës i këtij produkti që ndihmon që ajo të ketë një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Ndihmon për të luftuar aneminë.