Të mirat e vajit të kokosit!

Të mirat e vajit të kokosit!Vaji i kokosit përdoret nga shumë të famshëm, duke përfshirë Gwyneth Paltrow dhe Blake Lively. Vaji i kokosit mund të blihet në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm.

Zgjedhja e duhur është vaji i kokosit që është prodhuar me presion të ftohtë. Ja se për çfarë mund ta përdorni këtë produkt natyral.

– Heqja e grimit: Në një sfungjer kozmetik hidhni pak vaj kokos dhe me të largoni grimin. Rezultatet janë të habitshme! Pastron poret thellë dhe largon mbetjet e grimit. Një pikë nga ky vaj është e mjaftueshme për të larguar grimin nga tërë fytyra. Ky vaj ushqen dhe hidraton lëkurën, transmeton “Zëri.info”.

– Për shkëlqim dhe shëndet të flokëve: Nëse aplikoni vaj kokosi në skajet e flokëve të pastruara dhe të thata, do t’ju befasojnë rezultatet! Në mënyrë të përkryer rigjeneron qimet e flokëve dhe jep shndritje shtesë për flokët tuaj. Ju mund ta përdorni atë në vend të balsamit, pastaj duhet shpërlarë flokët.

– Qerpikë të shëndetshëm: Në një gazë pambuku vendosni pak vaj kokosi dhe me të largoni maskarën. Kjo do të ruaj qerpikët tuaj dhe do të inkurajojë rritjen e tyre.

– Këmbë të lëmuara: Fërkoni zonat e dëmtuara të lëkurës së këmbëve me vaj kokosi. Kjo mënyrë do të zbusë lëkurën dhe pas një muaji të përdorimit këmbët tuaja do të duken si të reja!

Komento