Të rinjtë më të prekurit nga sëmundjet e mëlçisë

Moshat e reja janë më të prekur nga sëmundja alkolike të mëlçisë. Sipas mjekëve të spialit Hygeia, përdorimi i pa kriter i alkolit nga të rinjtë dhe të reja dhe në anën tjetër dëmtimi i mëlçisë nga viruset e hepatitit kanë sjellë pasoja serioze shëndetësore tek pacientët.

Për këtë arsye, mjekët kërkojnë konsulta të shpeshta sepse në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja e mëlçisë zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet vetëm nga një ekzaminim ekografik.

Petros Karsaliakos, patolog në spitalin Hygeia në Tiranë tha se vaksinimi ndaj këtyre sëmundjeve duhet bërë që në shfaqjen e simtomave të para.

Disa sëmundje të mëlçisë si hepatit B dhe C mund të kurohen nëse arrihet të diagnostikohen që herët. Ndërsa të tjerat mund të shëndërrohen në sëmundje kanceroze.

Për këtë arsye, patologët në këtë spital si dhe ekspertë të huaj do të nisin një takim të gjerë për të informuar stafin dhe pacientët mbi shkaqet dhe pasojat e sëmundjeve të heparit që prekin mëlçinë.

Komento