Të vërtetat mbi grimin

Përbërësit e veçantë kozmetik duhet të jenë të parrezikshëm dhe përshkrimi i tyre në etiketë duhet të jetë i vërtetë dhe jo mashtrues.

Çdo vend ka autoritete përkatëse që merren me kontrollin e ushqimeve dhe medikamenteve tjera, ashtu që në rast të qarkullimit të produkteve që nuk i plotësojnë standardet, këto zyra kanë të drejtë të ndërmarrin aksione të shpejta për të parandaluar shitjen e tyre.

Artikujt kozmetik përmbajnë lëndë të rrezikshme, toksike

E vërtetë: Rregullat ligjore kërkojnë që për të gjithë përbërësit e përdorur në artikujt kozmetik të provohet siguria. Nëse kjo nuk është kryer, etiketa e produktit duhet të shkruajë: “KUJDES: siguria e këtij produkti nuk është dëshmuar”. Në shumicën e vendeve të gjithë prodhuesit obligohen me ligj të vërtetojnë sigurinë e të dyjave, prodhimeve përfundimtare dhe përbërësve të veçantë të tyre.

Asnjë organ nuk përcakton sigurinë e përbërësve kozmetik

E vërtetë: Industria e kozmetikës përkrahet në prapavijë nga një kuadër i klasës botërore të ekspertëve mjekësor dhe shkencor. Organet shkencore ekzaminojnë të gjitha të dhënat ekzistuese dhe vlerësojnë sigurinë e përbërësve të përdorur në artikujt kozmetik. Ka edhe institucione të lejuara me ligj që vërtetojnë këto.

Artikujt kozmetik dhe ata për higjienë personale shpesh përmbajnë substanca të njohura ose të dyshuara kancerogjene dhe toksike për riprodhimin.

E vërtetë: Asnjë hulumtim i besueshëm kurrë nuk ka treguar se ndonjë produkt kozmetik ose për higjienë personale shkakton kancer ose helmim reproduktiv. Përbërësit kimik të gjetur se janë kancerogjen në njerëz nuk përdoren në kozmetikë. Në fakt, shumë pak njoftime për veprime të dëmshme që përfshijnë artikujt kozmetik janë bërë të ditur.

Kompanitë kozmetike mund të përdorin çdo lloj përbërësi që dëshirojnë në produktet e tyre

E vërtetë: Sipas ligjit, çdo artikull kozmetik që gjendet raft duhet të jetë i sigurt. Çdo vend ka autoritete legale që rregullojnë sigurinë e produkteve kozmetike; sidoqoftë, ata kanë detyra relativisht të pakta në autoritetin e tyre, pasi që industria kozmetike arrin në mënyrë vullnetare të eliminojë përbërësit të cilët në mënyrë shkencore kanë treguar se kanë potencial për efekte të dëmshme.

Produktet për kujdes të lëkurës janë të tepërta; sapuni dhe uji kryejnë këtë punë edhe më mirë

E vërtetë: Shkenca mbi produktet e kujdesit shëndetësor është rritur dhe zhvilluar përtej kufijve të saj në 20 vitet e kaluara. Sot, ka prova të mjaftueshme shkencore rreth përdorimit të përbërësve të tillë si vitaminat aktioksiduese, polifenolet e çajit të gjelbër, retinoidet, alfa dhe beta hidroksid acidet yndyrore esenciale në produktet e kujdesit të lëkurës për të minimizuar rrudhat, zhdukur puçrrat e errëta dhe kolagjenin e përforcuar. /Telegrafi/

Komento