Tendenca te reja per martesen

Per ato qe kane vendosur qe kete vit te kurorezojne dashurine e tyre me martese dhe deshirojne te kene nje dasem fashion ja tendencat e rendesishme per nje ceremoni me te vertet glamour.

Kur behet fjale per martese menjehere del dhe fjala ‘tendence”, sepse dasma eshte e ndjeshme ndaj modes se momentit. Keshtuqe nese keni vendosur te martoheni kete vit dhe deshironi qe dasma juaj te jete trendy ja 10 rregulla te rendesishme per te ndjekur per nje ceremoni fashion.

1- Ngjyra e fustanit te nuses, kthehet e bardha.

Ne 2011 kthehet e bardha si nje ngjyre perfekte per fustanin e nuses, keshtuqe te gjitha nuancat e tjera jane jashte, e bardha e sfumuar, ngjyre krem etj. Per tu evituar jane edhe fustanet voluminoz, ndersa kthehen ne mode tyli.

2- Buqeta e vogel dhe e rrumbullaket

Buqeta e nuses duhet te jete ne harmoni me tendencat e momentit dhe duhet te jete shume e thjeshte, e vogel dhe ne forme te rrumbullaket, keshtuqe evitoni buqetat e medha dhe ne forme ujevare.

3- Kepucet ne stil oriental per nusen

Kepucet e nuses vishen me atmosfere orientale dhe per te qene glamour stilistet e medhenj kane realizuar per 2011 kepuce dekolte te bardha duke pasur si model stilin oriental te japonezeve.

4- Bomboniere

Nese martoheni ne 2011 zgjidhni ne vend te konfeteve te thjeshte me tyl dhurata te vogla dhe praktike, si qirinj etj, sigurisht ne linje me ngjyrat e temes se dasmes tuaj.

5- Statuja origjinale per te vene mbi torte

Stop me statujat klasike qe eshte cifti prej plastike, dhe jepi rruge te lire kukllave te vogla te realizuara mbase ne menyre artizanale

6- Mini wedding cake ne vend te konfeteve

Ne tendencat e ceremonise se dasmes 2011 ja ku shfaqen mini wedding cake per tu perdorur sipas deshires mbase si dhurate per ti bere te ftuarve ose per te zgjedhur ne vend te konfeteve klasik.

7- Foto: vendi ideal

Te rejat persa i perket fotove te dasmes kete vit kane prekur edhe ato, ne fakt, ndryshojne vendet per te realizuar sherbimin fotografik te ciftit keshtuqe jo me vende me natyre, det, fshat etj, por qendra te urbanizuara me trafik, njerezit qe vijne e ikin e keshtu me rradhe. Sigurisht, per te organizuar nje ceremoni dasme fjala e duhur eshte dhe fantazia keshtuqe cdo njeri eshte i lire te zgjedh ate qe i pelqen./ikub/

Komento