Tendencat e fundit për xhaketat e vjeshtës

Tendencat e fundit për xhaketat e vjeshtësShumë shpejt, ndryshimi i sezonit shënoi edhe ndryshimin e veshjeve. Xhaketat janë të parat që duhet të ndërrohen në gardërobën tuaj.

Ja disa nga tendencat e këtij sezoni: Pelerinë Ajo është një nga veshjet që nuk del kurrë nga moda, duke ju ofruar komoditet për ditët kur temperaturat fillojnë të ulen. Kjo veshje ju dhuron elegancë dhe finesë por në të njëjtën kohë do të jeni gjithmonë në modë.

Xhaketë e stilit aviator chic Mos hezitoni të vishni xhaketat e lëkurës të cilat kanë një stil më femëror këtë sezon. Xhaketa me dy ngjyra Nëse ju ende nuk e keni bërë tuajin këtë stil me dy ngjyra tanimë është koha ideale.

Këtë vjeshtë, palltot me 2 ngjyra janë elegante dhe të sofistikuara. Pallto e gjatë dhe e ngushtë Kjo është veshja që mbi gjithçka ju dhuron finesë dhe vë në dukje elegancën tuaj. Kjo pallto është klasike dhe mbi të gjitha shumë femërore.