Tendencat e Milanos për këtë sezon

Si çdo sezon, javën e kaluar në Milano u zhvillua panairi UNICA, i cili është një panair i pëlhurave dhe i aksesorëve.

Një ndër detajet më në trend këtë verë janë padyshim stilet e Barok, përdorimi i ornamenteve të Kashmirit dhe aplikimet e Swarovskit.

Këto janë trendë që ka propozuar Milano për sezonin vjeshtë/dimër.

Kurse sa i përket ngjyrave, sivjet në trend është ngjyra e kuqe, ari, kumbulle, violetë dhe e hirtë metalike, e cila paraqet edhe stilin urban dhe ju bën shumë më shumë “shik”.

Ndërkaq, disenjatorët sivjet kanë përdorur materiale të ndryshme në dizajnët e tyre, por kryesisht është materiali dantella, gjethe ari të printuara në trikotazh, xhingla dhe dantella të qëndisura.

Në trend është edhe materiali në formë katroresh dhe ato të rrumbullakosura e të vendosura në afërsi të njëra-tjetrës, që kanë një harmoni si të parzmores, ku dominon ngjyra kadife.

Një stil interesant për këtë sezon – që është përdorur edhe nga Rihanna dhe Pixie Lott – janë xhemperët e mëdhenj me figura të mëdha në qendër, por me një ngjyrë të lehtë, ku trupi i femrës hyn në të dhe i ngjason më shumë një figure gjeometrike.

Në këtë rast, disenjatorët kanë përdorur ngjyrat e ndezura, si ngjyrën violetë, ngjyrën e kuqe dhe atë rozë.

Ndërkaq, materialet, të cilët ata i kanë përdorur, janë materiali i lyer me bojë mat, pëlhurë pambuku, triko pambuku dhe leshi.

Një trend interesant në Milano sivjet ka qenë edhe teknologjia artizanale italiane, ku ka pasur veshje të ndërtuara me fije plastike.

Në këtë rast, disenjatorët kanë përdorur ngjyrat zi, blu, violetë të çelët dhe ngjyrën e bardhë.

Në përgjithësi materialet më të përdorura kanë qenë materialet e stampuara, tafta dhe pëlhura sintetike.

I tërë ky dizajn shkon shumë mirë me ngjyrat e errëta dhe ato më hijezime, ku për grim më shumë përdoret ngjyra gri dhe ajo kafeje.

Komento