Tendencat e reja te grimit

1-Po ngjyrat korale.

Issey Miyake, Cerruti, Kenzo, Givenchy apo dhe Yves Saint Laurent…Pasarellat na mesojne, o ngjyre koral ose asgje! Nje  risi per kete nuance paksa verore, e Sfumuar ne sy, ngjyra korale rizgjon ngjyren e lekures dhe embelson sute.

Si te trukohemi?

Per te pasur nje efekt pastel filloni me nje tonalitet ne qepallen lart, e me pas sfumojeni me nje penel apo me gisht deri ne ne harkun e vetulles. Detoaji qe ben diferencen: me nje laps te bardhe sysh, beni nje vize ne harkun e brendeshem te syrit, per ti dhene shkelqim shikimit. perfundoni me nje rimel efekt zgjatues, per ti dhene ketij grimi intensitet.

Ta zgjedhim apo jo?

Po, me nje make-up nude per ti dhene jete trukimit. Duhet ta evitoni nese keni nje ngjyre lekure te zbehte.

2- Lady in red

Kemi vene re…

Ngjyre sensuale dhe elekrtizuese, e kuqja spikat ne thonj dhe ne buze ne sfilatat e Chanel dhe Gaultier. Tendence e cmuar nga make-up artist ne 2010, konfirmohet edhe per 2011.

Si te trukohemi?

E kuqja e flakte kombinohet me nje ngjyre lekure natyrale, me pak rimel ne sy. Efekt shocking i garantuar!

Ta zgjedhim apo jo?

Sigurisht, mbi te gjitha nese te pelqen te ndjeheni femer nga koka tek kembet.

3- 100 % drite

Kemi vene re…

Shkelqimi qe kemi pasur ne vere vazhdon ti rezistoje dhe do te jete fuqishem edhe ne dimer. Perse jo nese lekura shkelqen ndjehemi menjehere ne humor te mire.

Si te trukohemi?

Fytyra shkelqen nga nje make-up bonne mine ne doza te medha. Fondotinte transparente, puder e mendafshte te cilet duhet ta perhapni me nje penel te posacem ne te gjithe fytyren, dhe per te perfunduar nje fart te arte ne molleza, balle, hunde, mjeker dhe qepalla.

Ta zgjedhim apo jo?

Mos hezitoni. Mbi te gjitha nese keni lekure te lemuar dhe uniforme. nese keni lekure me yndyre zgjidhni nje make-up me opak.