Thashethemi fluturon me shpejtësinë e dritës

Tani, është e kotë të mundohesh të ruash një sekret. Nga Facebook, Tuiter, dhe faqe të tjera, ajo që ne njohim si telefon i prishur është tashmë më aktiv se kurrë.

Thashethemi fluturon me shpejtësinë e dritës, dhe tani kjo është fakt sipas tre matematicienë italianë, të cilët me financimin e dy kolosë të botës së informatikës dhe internetit kanë formuluar teoremën e shpërndarjes së thashethemit.

Tiger Uoods e di mirë, sa shpejt fluturuan fjalët për të dashurat e tij të panumërta. Mesazhet telfonatat e nxehta të gjitha përfunduan në internet dhe në pak minuta e gjithë bota e morri vesh se ç’djalë i keq ishte Tiger Uoods.

Siç ka ndodhur edhe në rastin e iftit parisien, Karla dhe Nikolas, të cilët e zbuluan nga gazetat se ishin në krizë dhe se kishin secili nga një të dashur. E kështu pra, nga interneti, parukierja apo komshinjtë të gjithë mësojmë nga një thashethem dhe askush nuk kursehet. Sidoqoftë çudia më e madhe tre ditë zgjat.

Komento