Thonjtë e krisur

Thonjtë e krisur Shkaqet e problemeve të ndryshme të thonjve shpesh i ngatërrojmë me diçka tjetër që në të vërtetë nuk ka fare të bëjë me atë.

Thonjtë e krisur apo të care nuk nënkuptojnë mungesë të diçkaje apo dehidratim. Lynn Gray, menaxhere e shitjes për Mavala, tregon se çfarëdo problemi të thonjve që mund të keni, sigurisht që ka zgjidhje për to.

Nëse keni thonj të fortë por të çarë…
Kjo është një nga problemet më të zakonshme të thonjve, thekson Gray. Kjo karakterizohet me krisje apo çarje të thonjve. Shimica e njerëzve tentojnë të kenë thonj më të forte por shpesh e vështirësojnë problemin edhe më keq. Nëse thonjtë tuaj janë të fortë dhe të thatë gjatë prekjes, ju keni nevojë ti hidratoni ato dhe ti jepni ushqimin e duhur që i mungon. Provoni Mavala Mavaflex, një serum i projektuar për masazhimin e thonjve të zhveshur apo qeruar, një ose dy here në javë, varësisht nga nevoja. Ky serum përmban ure, calcium dhe vitamin B5, të cilët funksionojnë së bashku për të ushqyer dhe forcuar thonjtë.

Nëse keni thonj të dobët dhe të qëruar…
Nëse keni thonj të dobët dhe të qëruar si rezultat i zgjatime apo lyerje me xhel, për këtë lloj problem duhet të aplikoni përforcues thonjsh, por sigurohuni që ta aplikoni vetëm një here ose dy here në javë, përndryshe në krijimin e problemeve edhe më të mëdha.

Nëse thonjtë tuaj thjeshtë nuk rriten…
Ju duket se thonjtë tuaj kurrë nuk kanë për tu rritur, asnjëherë nuk do të zgjaten, por kjo është si rezultat i qarkullimit të keq të duarve. Nëse keni duar të ftohtë, thonjtë tuaj nuk do të rriten edhe aq shpejtë. Një mënyrë për të inkurajuar rritjen është ti trajtoni me aplikim të përditshëm me produktin Mavala Mavaderma, një vaj i pasuruar me proteina dhe vitamina. Masazhoni rrënjët e thonjve që të ndihmoni ushqyerjen, në këtë rast do të rrisni qarkullimin dhe do të stimuloni rritjen e thonjve.

Nëse keni thonj të verdhë apo të zbardhur…
Thonjtë marrin një ngjyrë jo të natyrshme apo zakonshme si rezultat I disa gjërave të ndryshme: pirja e duhanit, sëmundjet ose duke I lyer me ndonjë shtresë bazë me ngjyrë shumë të forte. Për të ndriçuar thonjtë, provoni duke bërë një pastrim në shtëpi duke përdorur lëng limoni (ka edhe receta tjera në internet duke përzier sheqerin me vaj ulliri).

Nëse thonjtë thyhen lehtë…
Thonjtë që thyhen lehtë apo ato të përkohshëm shpesh nuk janë fleksibil. Ka një keqkuptim kur thuhet se thonjtë kanë nevojë për një pvrforcues, megjithatë nuk është kështu, thekson Gray. Trajtimi i përforcuar vetëm se mund ta vështirësojë procesin dhe ti dëmtojë thonjtë edhe më shumë duke shkaktuar dhimbje. Në vend të kësaj, keni nevojë për një produkt që përforcon fleksibilitetin dhe rritjen e thonjve, Mavaflex ndihmon në rikthimin e thonjve të thatë dhe të sforcuar…