Thonjtë fallco a janë zgjidhja?

thonjtDuart janë një nga pjesët kryesore të trupit tonë pasi janë në kontaktin e parë me çdo person ose objekt. Keni duar të bukura dhe femërore ? Arritja e parë në momentin e parë u bë. Para së gjithash kjo do të thotë të keni thonj të bukur dhe të kuruar po për shumë persona kjo është një turturë e vërtetë. Kjo ndodh për dy arsye : Ose thonjtë i hamë që të kalojmë situatat e acaruara ose nuk kemi shumë kohë në dispozicion për tu marrë me to.

Që këto dy mënyra të shkujdesura për thonjtë tuaj të mos jenë pengesë për një festë apo rast të veçantë ju duhet që të vendosi thonj fallco. Po si mund ti vemë dhe ti heqim ato ? Le ta shohim së bashku.

Thonjtë fallco.  Çfarë janë ?

Thonjtë fallco janë pjesë të bëra me matëriale sintetike në forma dhe madhësi të ndryshmë të cilët mund ti vendosim në një apo më shumë raste . Thonjtë e rremë mund të lyhen në ngjyra të ndryshme dhe mund të lihen në madhësi të ndryshme. Një ngjitës i veçantë shërben për mbajtjen e tyrë të ngjitur pas gishtit, po ashtu me anë të nxehtësise mund të hiqen pa asnje efekt anësorë per gishtat apo thonjtë tanë.

Gjithmonë do të ishte më mirë nëse i ngjisni thonjtë se sa ti bëni me akrilik. Është e vërtetë se thonjtë me xhel zgjasin më shumë por mos harroni se nuk kanë aspak ajrosje. Çka do e dëmtojë tepër sipërfaqen e thonjëve.

Komento