Thonjtë me stil

Gjithnjë e më shumë femra të njohura në kohët e fundit u kushtojnë rëndësi thonjve të tyre. Për to nuk janë meritorë lustruesit e bukur, por mënyra e re e formësimit të thoit, që quhet ‘stiletto’, ndërsa pllaka e thoit bëhet ashtu që të jetë sa më e ngushtë drejt majës.

Krahas formave mesatare që janë të rrumbullakëta në maje, gjithnjë e më shumë janë të shprehur thonjtë “si shigjetë” që ngjajnë në kthetër, ndërsa deri më tani i kanë bartur Lady Gaga, Beyonce, Jessie J, Katy Perry, Rihanna dhe Blake Lively.

Secila prej tyre ka arritur që t’ia përshtatë stilit të vet. Kështu thonjtë e Blake Lively janë rrethorë dhe të lyer me llak ngjyrë lëkure, ndërsa Rihanna dhe Lady Gaga thonjtë e tyre i kanë shprehur me llak më të errët.

A ju pëlqen ky trend, i cili megjithatë pengon realizimin e punëve të përditshme, duke qenë se thonjtë duhet të jenë shumë të gjatë për t’i formësuar në këtë mënyrë?/telegrafi/