“Tonifikimi” njëditor me ushqim

Gjatë dimrit zakonisht konsumojmë ushqime më të rënda, gjë që shpesh na bën të ndihemi në faj. Por, nuk është koha që të fillojmë me ndonjë dietë rigoroze, e cila na sjell më shumë të këqija, sesa të mira.

Fjalën e kemi për një “vetëdijesim” njëditor rreth asaj se çka hamë, si dhe çka dhe si do të duhej të hanim. Në këtë mënyrë organizmit tonë i japim mundësi që të rigjenerohet dhe që të pastrohet nga ushqimet e rënda.

Ja një meny e përshtatshme:

Mengjesi
• Flluska të tërshërës, me stafidhe dhe me kanellë

• 3 dl qumësht me pak yndyrë

• 3 mandarina

• Çaj jeshil ose

• Bukë integrale me pashtetë vegjetariane (p.sh. me kërpudha)

• 50 g djathë të tymosur të sojës

• 1 mollë

Zamra
• 1 banane

• Gjysmë filxhani perime të terura

Dreka

• Supë perimesh

• Oriz me kungulleshka

• Sallatë: rukola, domate, misër, fara të susamit dhe lirit, borzilok, me vaj ekstra të virgjër të ullirit.

Darka

• Kungulleshka, domate, kërpudha dhe patëllxhanë të pjekur në skarë, me vaj ekstra të virgjër të ullirit.

• 50 g djathë lope me 2 lugë ajkë, fara të lirit, 1 thelbi të grirë të hudhrës dhe pak spec të kuq

• 1 kifle integrale me fara

• Çaj jeshil

Gjatë ditës duhet të pini 1,5 l ujë, e mund të pini edhe dy filxhanë kafe. Kjo meny u është përshtatur të gjithë njerëzve, e jo vetëm vegjetarianëve.

Nëse kjo dietë ju ka bërë punë, pra nëse ndiheni më e lehtë dhe, krahas kësaj, nuk keni ndier uri, atëherë atë mund ta përsëritni edhe disa herë në muaj.

Gjatë kësaj diete njëditore, preferohet po ashtu që, mundësisht, të bëjmë ushtrime të lehta trupore, sikur që është vrapimi jo i shpejtë, apo edhe vetëm shëtitja në natyrë. Do të shihni se mjafton edhe vetëm një ditë e vetme, e kaluar në këtë mënyrë, që të krijoni shprehi më të shëndetshme në të ushqyer.