Trajtime të leta për reduktimin e celulitit

Trajtime të leta për reduktimin e celulititTë gjitha femrat në botë kërkojnë mënyra të lehta dhe të shpejta për reduktimin apo shmangien e celulitit. Më poshtë kemi përmbledhur disa nga trajtimet më të efektshme në këtë drejtim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Balancimi i hormoneve

Balancimi i duhur i hormoneve ju ndihmon në reduktimin e celulitit. Kjo për faktin se hormonet e çrregulluara luajnë një rol të madh në formimin e celulitit.

2. Trajtimi me brushë të thatë

Kjo metodë ju ndihmon në hapjen e poreve, andaj edhe është e rëndësishme që ta aplikoni çdo ditë. Pra, thjesht merrni një brushë të thatë dhe para se të futeni në dush e trajtoni lëkurën me të. Lëvizjet e brushës, kur është në kontakt me lëkurën, duhet të jenë në formë rrethore.

3. Omega 3

Tanimë është e vërtetuar që konsumimi i vitaminave dhe omega 3 janë shumë me rëndësi për reduktimin e celulitit, mirëpo është e rëndësishme që të provohet edhe trajtimi i drejtpërdrejtë i lëkurës me produktet që përmbajnë vitamina apo omega 3.

4. Ushtrimet për humbje të peshës

Ushtrimet për humbje të peshës janë shumë të rëndësishme për reduktimin e celulitit, sidomos nëse ushtrimet që ju i bëni trajtojnë pjesët më të prekura të celulitit. Nëse dëshironi ta reduktoni celulitin në gjithë trupin, përqendrohuni në ushtrimet kardiovaskulare.

5. Kremrat për celulit

Ndonëse kjo metodë konsiderohet si më e shtrenjta, ia vlen ta provoni, sepse efektet e saj vërehen më shpejt sesa të gjitha metodat e tjera që i kemi renditur më lart. Kremrat ndikojnë në fuqizimin e qelizave të lëkurës, andaj edhe ndikimi i tyre është më i shpejtë.