Trajtimet estetike qe mund te behen te rrezikshme

Per nje pamje gjithnje te persosur eshte bere i zakonshem aplikimi i trajtimeve te ndryshme te bukurise.

Mbase keto trajtime nuk i bejne grate gjithnje me te bukura, por te pakten i bejne te ndjehen me mire.

Por duhet rritur vigjilenca dhe duhet treguar kujdes mbi trajtimet qe perdoren dhe menyren se si aplikohen mbi trupin human sepse edhe trajtimet me te zakonshme dhe te thjeshta mund te behen te rrezikshme dhe te cenojne rende mireqenien tone.

Depilim – Pastrimi i lekures nga qimet me ane te dyllit shpesh rrezikon te heq edhe nje shtrese siperfaqsore te lekures duke bere qe trupi te jete me i ekspozuar ndaj infeksioneve te mundshme bakteriale. Edhe pse depilimi mundesn pakesimin dhe dobesimin e qimeve, shpesh mund te krijoje daljen e tyre nen lekure duke shkaktuar inflamacione mjaft serioze. Si te mbrohemi? Para se gjithash duhet te jemi te sigurt se trajtimi behet me solucionet e duhura dhe ne kushte higjienike optiomale.

Manikyri dhe pedikyri – I duhet kushtuar vemendje mjeteve te cilat si gjithnje duhet te jene te sterilizuara. Demi me i zakonshem eshte ai i krijimit te mykut.

Lyerja e flokeve – Duhet treguar kujdes me produktet pasi shume prej tyre krijojne djegie te flokeve dhe demtiem serioze te rrenejs dhe lekure.

Me raste shkaktojne edhe alergji dhe djegie kimike te parikuperueshme. Per te gjithe personat qe i lyejne shpesh floket, keshillohet te aplikojne trajtime te ndryshme ushquese dhe rigjeneruese, te pakten nje here ne cdo tre jave.