Trajtimi brazilian me keratin për flokë të dëmtuara

Bukuroshet e njohura të Hollywoodit, e përdorin dhe janë të mahnitura nga krehja braziliane. Popullarizimi i tij është i madh, sepse e zgjedh problemin e flokut të dëmtuar.

Në fakt, trajtimet braziliane me keratin janë përgjegjëse për dukjen perfekte të aktoreve të njohura, këngëtareve dhe yjeve që i shohim në tapetin e kuq. Tretmani bëhet në disa faza dhe zgjat prej dy deri në katër orë, në varësi nga dendësia e flokut.

Stilisti i vendos flokut keratin nanomolekularë, që është pjesë përbërëse e qimes së njeriut. Në një temperaturë të lartë dhe me ndihmën e mjeteve speciale keratina depërton direkt në qime, duke e ushqyer dhe duke i dhënë një shkëlqim.

Falë keratinit, floku e fiton lagështinë dhe shkëlqimin e duhur, që e bën të shëndetshëm. Një tretman është i mjaftueshëm për një periudhë të kohës nga dy deri gjashtë muaj, në varësi nga cilësia e qimes dhe dëmtimi i flokut.

Tretmani sugjerohet për të gjitha llojet e flokëve: të holla, të ashpra, të dëmtuara, të ngjyrosura. Rezultatet më të mira shihen te ato që shumë janë të dëmtuara dhe flokë kimikisht të trajtuara. /Telegrafi/